Shkodra - Djepi Artit , Kujtures Dhe Sportit

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kujtures Dhe Sportit


3 posters

    berceleta te zgjedhura.....

    fabjantoma
    fabjantoma
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 194
    Age : 35
    Vendodhja : beltoj
    Registration date : 05/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  fabjantoma Sun Feb 08, 2009 11:54 pm

    Majmuni

    Dy vajza adoleshente po laheshin nën dush dhe njëra prej tyre tha:
    -Majmunit tim të vogël kanë filluar ti dalin qimet.
    Ndërsa vajza tjetër tha:
    -Kurse majmuni im ka filluar të hajë dhe banane...


    Martesa

    A e dini që në kohët e sotme 180% e grave nuk e duan martesën!
    Siç duket e kanë kuptuar që për 60 gram salçiçe të blejnë gjithë derrin.


    Lepuri

    Lepuri ishte duke mprehur dhëmbët. Kalon ujku dhe e pyet
    -"Çfarë po bën o lepur"
    -"Po mpreh dhëmbët se dua të ha luanin"-ia kthen lepuri.
    Pas pak kalon ariu dhe e pyet. -"Çfarë po bën o lepur?"-
    -"Po mpreh dhëmbët se dua ta ha luanin"-ia kthen lepuri.
    Më pas kalon Luani rastësisht dhe e pyet lepurin -"Çfarë po bën o lepur?"-
    -"Ja po mpreh dhëmbët se flas ndonjëherë budalliqe" -ia kthen lepuri.


    Shpëtimtarja

    Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante...
    -E Martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset...
    -E Mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drek në kabinën e tij...
    -E Enjte, kapiteni i anijes kërkoi që ta kalojë natën me mua....
    -E Premte, kapiteni i anijes m'u kërcënua se nëse nuk pranoj të fle me të do ta fundosi anijen me gjithë 387 pasagjerët....
    -E Shtunë, i shpëtova 387 pasagjerët nga anija jonë!!!


    Femra e përsosur

    Njeriu mbeti i pamartuar, sepse tërë jetën kërkonte femër të përsosur. Kur u bë 70 vjeç, dikush e pyeti:
    -"Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur."
    Plaku u pikëllua shumë dhe tha: -"Njëherë isha afër një femre të tillë".
    Tjetri vazhdoi: -"Po ç'ndodhi? Pse nuk u martove me të?"
    Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu: -"Ç'të bëj? Ajo po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur."


    Dy pyetje

    Femra e re erdhi te falltari. Ai i kërkoi 20 dollarë dhe tha se do t'i
    përgjigjet vetëm në dy pyetje për atë shumë të hollash.
    Zonjusha e re pas mëdyshjes, megjithatë pagoi paratë dhe e pyeti:
    -"A nuk është tepër shtrenjtë për vetëm dy pyetje?"
    -"Po, tepër shtrenjtë është" -iu përgjigj falltari, "e cila ishte pyetja e dytë?".


    Fshatari dhe Ferrari

    Një fshatar u nis për te vajtur nga qyteti për në fshat me biçikletë,kur para tij ndaloi një shok,i cili ishte më një ferrari dhe ky i thotë :
    -Hajde të të shpie unë në fshat!Mbahu mirë pas makinës dhe unë do të tërheq!Në qoftë se iki me shumë shpejtësi ,atëherë ti bjeri ziles dhe unë do ta ul shpejtësinë.Fshatari ra dakort.
    Duke ikur rrugës parakalon njëri me Porsh.Ky që kishte Ferraru nuk u mbajt,por e shkeli gazin dhe makina arriti menjëherë 180km në orë.
    Fshatari me biçikletë filloi t’i binte ziles i tmerruar,por shoku i tij nuk po ja vinte veshin fare.Ai donte t’ja kalonte Porshit.Porshi kalon në një postobllok të policisë,me një shpejtësi aq te madhe saqë polici nuk e ndaloi dot dhe menjëherë merr në radio shefin.
    -Shef!Një makinë me shpejtësi në rrugën qendrore...
    Pa mbaruar fjalën,kalon Ferrari po me shpejtësi të madhe dhe polici i tmerruar merr prapë shefin në radio:
    -Shef! Një makinë tjetër kaloi me shpejtësi të madhe,po lëre atë...po ishte njëri me biçikletë që i ishte ngjitur nga mbrapa dhe po i binte ziles që ta parakalonte...
    fabjantoma
    fabjantoma
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 194
    Age : 35
    Vendodhja : beltoj
    Registration date : 05/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  fabjantoma Sun Feb 08, 2009 11:56 pm

    Fëmija Kurioz

    Një herë një fëmijë i vogël pyet mamanë e tij që ishte shtatëzanë :
    -O -Mami,pse e ke barkun e madh ti? Dhe Mamaja ja kthen :
    -Sepse pres një femijë ..
    Një ditë djali shef një burrë që e kishte barkun e madh dhe e pyet:
    -Xhaxhi po ti çfarë po pret? Ai ja kthen :
    -Po pres autobuzin! Fëmija i thotë :
    -Po doli biçikletë do ma japësh mua?


    Gagaçi Klandestin

    Një herë ishin për tu nisur disa klandestinë për në Itali me skaf.
    Rrugës klandestinët e kishin lënë që në kohë të ndryshme të rrinte njeri prej tyre roje dhe të shifte për policine që patrullonte në det.
    Mirëpo,njëri prej klandestineve ishte gagaç,dhe kur i ra rradha atij,ai seç donte të thoshte diçka dhe ja bënte :
    -Po..po...pol....
    Dhe pak sekonda më vonë kapen nga policia dhe u kthyen mbrapsht,vetëm atëherë skafisti e kuptoi që gagaçi donte të thoshte fjalën Policia...
    Ata ishin të vendosur te niseshin perseri,dhe prapë filluan te bënin roje.
    Kur i ra radha Gagaçit,ai pak minuta pasi po bënte roje,filloi te thoshte :
    -P-p-pp-ppp
    Menjeherë të gjithë u hodhën në det se menduan mos ishte Policia..
    Ne atë moment gagaçi e thotë fjalën e plotë:
    -P-p-pesh-peshkaqeni...


    Gagaçi Parashutist

    Ishin nje here disa Parashutiste te cilet benin prova.
    Nje dite kishin ardhur inspektoret qe kontrollonin hedhjet,dhe kishin dhene urdher qe parashutistat para se te hapnin parashutat te numeronin nje here deri ne numrin 10-te,pastaj te hapnin parashutat.
    Kur u hodhen parashutistat filluan ti hapnin parashutat me nje periudhe kohe prej 10-15 sekondash,vetem njeri prej tyre qe ishte Gagaç s’po e hapte...
    Inspektoret shikonin qe poshte,dhe po vinin re qe gagaçi po i afrohej tokes dhe s’po e hapte parashuten.Ata e ndoqen me sy,dhe pane qe ai ra 100 metra larg tyre mbi nje mullar me bar.
    Ata shkuan me vrap dhe e pane qe ai ishte gjalle,dhe po përshpëriste D*cka!
    Kur u afruan afer e degjuar mire qe ai po thoshte :
    -P-pe-pesë Gj-gja-gjash-gjashtë....


    Skafisti

    Nje here nje skafist kishte per te cuar nje rruge me Kineze per ne Itali.
    Rruges skafisti i hedh ne det Kinezet,dhe kthehet perseri per ne Shqiperi.
    Ne kohen qe kthenet i del nje peshkaqen perpara dhe i thote :
    -Po boll duke hedhur vetem Kineze ore burr i dheut,se na zuri barku...


    Shqiptari Hileqar

    Ishin nje here disa sportiste qe ktheheshin nga disa lojra Olimpike me avion.Ata ishin me kombesi te ndryshme,dhe midis tyre ishte dhe nje Shqiptar.Gjate rruges lajmerohen nga piloti qe avioni ishte prishur,dhe ata duhej te hidheshin me parashuta,mirepo sportistat ishin 11 vete,ndersa parashuta ishin vetem 10.
    Dhe keshtu ata po diskutonin se kush prej tyre duhej te vdiste,dhe do benin nje short.Pa filluar shorti nderhyri Shqiptari dhe tha:
    -Do vdes une,ndaj nxitoni te hidheni pa u rrezuar avioni!
    Te gjithe po e pergezonin Shqiptarin,dhe i dhane fjalen qe familjen e tij do ta ndihmonin.
    Nderkohe Shqiptari po i ndihmonte duke veshur cantat,dhe ata po hidheshin nje e nga nje..Ne fund Shqiptari ngeli me Amerikanin,dhe Amerikani ve re qe ngelej nje parashute per Shqiptarin,dhe i thote :
    -Ja ku qenka edhe nje çante per ty,duhet te kete gabuar piloti!
    Ndersa shqiptari i thote duke qeshur :
    -Po hec ore Amerikano,se une ja futa Kinezit,e hodha me çante shpine...


    Harraqi

    -Doktor,doktor vuaj nga amnezia.
    -Që kur?
    -Që kur,çfarë?!


    Trashgimtari

    -A të ndihmoi ilaçi që të dhashë herën e fundit?
    -Shumë!
    Gabimisht xhaxhai i piu ato,dhe unë mbeta i vetmi trashgimtar i pasurisë së tij..


    Fëmija

    Babi,pash në ëndërr sikur më fale njëmijë lekë
    -Mirë bir,mbaji dhe harrxhoji për çfarë të duash.


    Romantiku

    Ajo: Ti më kujton oqeanin...
    Ai: Ti do të thuash se unë jam i pa përmbajtur dhe romantik?
    Ajo: Jo jo,e kam fjalën që më vjen për të vjellë !


    Ligji i Gravitetit

    Babi,ç’është ligji i gravitetit?
    Të të them të drejtën nuk e di.Ku ka kohë babi yt të ndjekë punimet e Parlamentit dhe të mësojë për të gjitha ligjet që ai miraton?


    Shënimi

    I vdiq gruaja dhe i shoqi porositi që në pllakën e varrit të saj të shkruhej:
    ’’ E di që lotët e mi nuk të ringjallin,prandaj edhe qaj
    ChapKeni
    ChapKeni
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 221
    Vendodhja : Shkoder
    Registration date : 04/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  ChapKeni Wed Feb 11, 2009 1:49 pm

    hahahahaahhahahhahh spo me vjen naj nje itesh
    ChapKeni
    ChapKeni
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 221
    Vendodhja : Shkoder
    Registration date : 04/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  ChapKeni Wed Feb 11, 2009 1:49 pm

    Se harrova ,,te fabjanit te bukura
    avatar
    vorragjiu
    Fillestar/e


    Numri i postimeve : 92
    Registration date : 07/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  vorragjiu Wed Feb 11, 2009 7:56 pm

    dy shok i thon njani tjetrit,
    a shkojm sot ner femna me lek?
    po shkojm,
    e nisen e shkojn,
    hyn i pari e del,
    e pyt shoku,he ma si ishte,
    ja ma tha ky ma e mir asht gruja jeme,
    hin ky tjetri edhe del,
    i thet ky he ma si ishte,
    ja ma ke tdrejt ma e mir asht gruja jote...........
    fabjantoma
    fabjantoma
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 194
    Age : 35
    Vendodhja : beltoj
    Registration date : 05/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  fabjantoma Wed Feb 11, 2009 8:14 pm

    hahahahahahahahahah vorrrrrrrrrrrrrrrrr hahahahah
    fabjantoma
    fabjantoma
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 194
    Age : 35
    Vendodhja : beltoj
    Registration date : 05/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  fabjantoma Wed Feb 11, 2009 8:16 pm

    .. asht prifti ne biciklet tu ec shpejt.. shpejt shum edhe ne teposhte e leshon bicikleten pa dur.. aty e shef polici i thet 5 mi lek gjob se e ke leshu bicikleten pa du... i thet prifti po mu mar shoku polic me run zoti .. edhe 5 mi lek tjera i thet pulici se paske ken vet i dyti
    fabjantoma
    fabjantoma
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 194
    Age : 35
    Vendodhja : beltoj
    Registration date : 05/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  fabjantoma Wed Feb 11, 2009 8:17 pm

    shkodra harrova edhe un flm pri tejet ar Smile
    ChapKeni
    ChapKeni
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 221
    Vendodhja : Shkoder
    Registration date : 04/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  ChapKeni Thu Feb 12, 2009 1:03 pm

    ahahhhaahaahhahahhaahhhhaah fabjan ,,,mas me thirrnima shkodra si me ken i panjoftun,,,me therritni xhulio pra,,ose chapkeni,,se me duket spo me njihni hiq ahaahhahahahahhaahahha
    fabjantoma
    fabjantoma
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 194
    Age : 35
    Vendodhja : beltoj
    Registration date : 05/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  fabjantoma Thu Feb 12, 2009 2:41 pm

    na ishte sec na ishte shum pare kishe..ishte xhuli Razz Razz
    ChapKeni
    ChapKeni
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 221
    Vendodhja : Shkoder
    Registration date : 04/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  ChapKeni Fri Feb 13, 2009 1:21 pm

    hahahaaahaahaahhaahahahhaaahahaahahahhhahahhahhha
    fabjantoma
    fabjantoma
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 194
    Age : 35
    Vendodhja : beltoj
    Registration date : 05/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  fabjantoma Fri Feb 13, 2009 3:15 pm

    hahahahaha... :Dtash te njoh:D
    avatar
    vorragjiu
    Fillestar/e


    Numri i postimeve : 92
    Registration date : 07/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  vorragjiu Fri Feb 13, 2009 7:39 pm

    ju lutem lexojeni kur te uleni me hanger buk!
    ishin 10 pleq ne rrall,edhe doshin me thy nje xham me gelbaz,
    fillon i pari e se then i dyti e me rrall,i funit kap e mledh gjith gelbazen qe kishte met ne xham e e fut ne goj e e thej xhamin.....nuk shkruhet si thuhet
    fabjantoma
    fabjantoma
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 194
    Age : 35
    Vendodhja : beltoj
    Registration date : 05/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  fabjantoma Sat Feb 14, 2009 11:33 pm

    hgaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghaghagha

    ma cove te vjelltin...
    ChapKeni
    ChapKeni
    Antar i Nderum


    Male Numri i postimeve : 221
    Vendodhja : Shkoder
    Registration date : 04/02/2009

    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  ChapKeni Mon Feb 16, 2009 2:33 pm

    Një fëmijë i thotë babait. "Babi sot fitova 5 mark" -"E si i fitove?" Po ja, në vend që ti hipja autobusit, e ndoqa pas gjer në stacion, kështu fitova parët e biletës. -"Bravo, por po të kishe ndjekur një taksi, mund të kishe fituar dyfishin"

    Sponsored content


    berceleta te zgjedhura..... Empty Re: berceleta te zgjedhura.....

    Mesazh  Sponsored content


      Ora është Thu Sep 19, 2024 4:54 am