Shkodra - Djepi Artit , Kujtures Dhe Sportit

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkodra - Djepi Artit , Kujtures Dhe Sportit


    Lajme nga Vllaznia

    Miri
    Miri
    Fillestar/e


    Male Numri i postimeve : 33
    Age : 39
    Vendodhja : Greqi
    Hobi : Futbolli
    Registration date : 14/02/2009

    Lajme nga Vllaznia Empty Lajme nga Vllaznia

    Mesazh  Miri Sat Feb 14, 2009 2:24 pm

    Shkodranët optimistë për sfidën me Elbasanin

    Java e 20-të e Superligës shqiptare ka rezurvuar një superndeshje, atë mes Elbasanit dhe Vllaznisë së Shkodrës. Diferencat në renditje të këtyre dy skuadrave janë të mëdha, por, duke parë përbërjen e tyre diferencat sheshohen. Elbasani ndodhet në vendin e 9-të me 23 pikë, ndërsa Vllaznia kryeson kampionatin me 37 pikë, 14 më shumë se Elbasani.

    Në takimin e nesërm në drejtimin e elbasanasve do të bëjë debutimin e tij trajneri i njohur Faruk Sejdini. Në ditën e parë të mbërritjes në Elbasan, Sejdini dekloroi se vjen në këtë ekip për të fituar titullin kampion. Ky objektiv është mjaft i vështirë për këtë skuadër, pasi kreu është mjaft i shkëputur.

    Në anën tjetër shkodranët janë të bindur se mund të dalin me kokën lart nga fusha e vështirë e “Ruzhdi Bizhutës”. Entuziast për këtë takim është edhe trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj. Teknikut të shkodranëve i duhet të bëjë zgjedhje të goditura, pasi kundërshtari është i një rreziku të lartë. Kujtojmë që sulmi elbasanas përbëhet nga emra si të Bejzades, Xhafës, Abazajt, Pemës dhe Qorrit.

      Similar topics

      -

      Ora është Thu Sep 19, 2024 5:09 am